17:02 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

Njihuni me karakteristikat e reja të iPhone 9, prezantimi i tij pritet në shtator

Lajmet më të reja të iPhone 9 janë se të gjitha smartfonët të rinj Apple këtë vit do të paraqesin teknologjinë e njohjes së fytyrës ose “Face ID”.

The Sun ka paraqitur disa informacionet më të fundit si dhe datën e prezantimit të IPhone 9.

Është shumë e lehtë të mendosh datën e lëshimit të iPhone 9, sepse Apple shumë rrallë ndërron kohën e prezantimit të iPhone.

Apple gjithmonë prezanton një iPhone të ri në fillim të shtatorit, zakonisht në një të martë ose të mërkurë.

Kjo sipas The Sun do të thotë që ne kemi më shumë gjasa të shohim iPhone 9 të zbuluar të martën, e 11 shtatorit ose të mërkurën, me 12 shtator.

Apple padyshim do të përmirësojë telefonin e ardhshëm me një procesor të ri të ndërtuar me porosi. Vitin e kaluar kemi parë chipin e Apple A11 Bionic, i cili ishte rreth 25 për qind më i shpejtë se versioni i vjetër.

Pra për vitin 2018, ne do të presim një çip edhe më të shpejtë Apple A12 brenda iPhone 9.

Telefoni gjithashtu pritet të jetë pak me i madh se versionet aktuale.

IPhone i vjetër përmbante një ekran prej 4.7 inç, Ming-Chi Kuo thotë se do të shohim një ekran të madh prej 6.1 inç në iPhone 9.

Edhe eksperti i teknologjisë Imran Choudhary tha për The Sun se kjo do të arrihej duke huazuar projektimin e ri të iPhone X – në një ekran të madh që prek çdo skaj të pajisjes. /Indeksonline/

Temat: