75 Mall Live Search
18:50 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Ratifikimi i demarkacionit, i rëndësishëm edhe për serbët e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se seanca për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi duhet të mbahet javën e ardhshme.

Ai në një intervistë për RTK2,  ka bërë të ditur se janë duke vazhduar bisedimet me Listën Serbe, transmeton Indeksonline.

“’Lista Serbe’ tani për tani po refuzon të flasë për këtë temë, por janë duke diskutuar për mundësinë që të mbështesin këtë proces. Unë e respektoj Listën, janë persona të zgjedhur nga populli, kanë autoritetin e tyre dhe janë qytetarë të Kosovës. Do të diskutoj me ta që të na ndihmojnë në lëvizjen e lirë te qytetarëve tanë. Unë jam i gatshëm të gjej një gjuhë të përbashkët me Listën Serbe dhe besoj se kjo është edhe në interes të serbëve të Kosovës, sepse edhe ata nuk kanë një pasaportë pa viza dhe nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit”, ka thënë Haradinaj.

Megjithatë, sipas tij, liria e lëvizjes nuk mund të bëhet me humbje të territorit apo koncesioneve.

Haradinaj është shprehur i bindur se një numër i mjaftueshëm i anëtarëve të Listës Serbe do të votojnë pro demarkacionit. /Indeksonline/