Familja Gigollaj nga Prizreni vuan për bukë (Video)
Shpeshherë Myrvete Gigollajt i ndodh që të mos ketë as bukën e thatë për t’i ushqyer fëmijët e saj.
E zonja e shtëpisë thotë që disa herë i ka vënë në gjumë të vegjlit, me barkun e zbrazët.
Edhe vendi ku jeton kjo nënë me dy fëmijët e saj dhe burrin, nuk i përmbush kushtet minimale për jetesë.
Katër anëtarët e familjes ndajnë një krevat për të bërë gjumin.