Vetëplagoset derisa po luante me armën e babait
Një rast i posedimit të paautorizuar të armës është raportuar dje në fshatin Qirez të Skenderajt.
“Një mashkull shqiptar është vetëplagosur aksidentalisht, derisa ishte duke lozur me armën e babait të tij”, thuhet në raportin e policisë.
Bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Policia raporton se në vend të ngjarjes është konfiskuar pistoleta me katër fishekë dhe një gëzhojë, derisa me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.