BE: Anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është çështje kohe
Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është një çështje kohe, por varet edhe nga angazhimi i vendeve kandidate, ka thënë përfaqësuesi i Komisionit Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe negociatave të zgjerimit, Macej Popovski, transmeton Indeksonline.
Sipas tij, strategjia e Zgjerimit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor është ambicioze dhe realiste./Indeksonline/