75 Mall Live Search
11:28 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Panucci ‘përjashton’ Memushajn, shpallet lista kundër Norvegjisë

Trajneri i ekipit kombëtar të fubollit, Christian Panucci ka publikuar këtë të premte listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjen miqësore të 26 marsit, në Elbasan, me përfaqësuesen e Norvegjisë.

Sikundër është bërë tashmë traditë, tekniku publikon listën me lojtarët disa ditë përpara, teksa më pas për të gjithë gazetarët do të ketë daljene tij publike në një konferencë për shtyp, ditën e hënë në orën 11.00 në FSHF.

Në listën e trajnerit për këtë ndeshje shikohen edhe grumbullimet e disa lojtarëve të rinj që vijnë për herë të parë në këtë skuadrën kombëtare të futbollit, në një kohë që një pjesë tjetër mungojnë edhe për efekt dëmtimi.

Grumbullimi i skuadrës përfaqësuese do të nisë të hënën në datë 19 mars, në rezort “Tropikal” në Durrës. Ditën e hënë do të bëhet publike edhe programi i plotë mediatik dhe stërvitor për ekipin kombëtar të futbollit, për gjithë javën e grumbullimit.