Futbollisti kosovar në formacionin e javës në Angli (Foto)
Atdhe Nuhiu është zgjedhur në 11-en më të mirë në Championship të Anglisë.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, shënoi dy gola në fitoren e Sheffield Wed… 2 me 1 kundër Leeds, shkruan IndeksOnline.
Nuhiu shënoi në minutat, 71’të dhe 90’të për t’ia siguruar tre pikë të rëndësishme ekipit të tij. Prandaj, ai ka nxënë vend në formacionin e javës në Championship.
Kujtojmë se Nuhiu është ftuar nga trajneri Bernard Challandes për miqësoret e marsit./IndeksOnline/