75 Mall Live Search
16:00 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Seanca parashihej të filloi në ora 16:00, por PDK vazhdon të mbajë mbledhje (Foto)

Edhe pse orari i paralajmëruar për fillimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit ka afruar PDK vazhdon të mbajë mbledhjen e Grupit Parlamentar.

Në këtë mbledhje tashmë është bashkuar edhe nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, raporton Indeksonline.

Duhet shtuar se mbledhja në fjalë ka filluar prej më shumë se 20 minuta teksa në seancën e sotme pritet të merret vendim lidhur me ratifikimin e marrëveshjes kufitare të Kosovës me Malin e Zi, çështje kjo e cila ndër vitet pritet të ketë një zgjidhje e cila ndihmon në hapjen e mundësisë për qytetarët e Kosovës që të udhëtojnë pa viza./Indeksonline/