Kane po largohet, Tottenham arrin me marrëveshje me super-sulmuesin
Hary Kane mund të largohet nga Tottenham në fund të sezonit me shumë skuadra të interesuar për të me në krye Real Madridin.
Sipas mediave angleze, Spurs tashmë kanë gjetur zëvendësimin e tij, duke lënë të kuptohet se sulmuesi anglez do të largohet në afatin kalimtar të verës.
Sipas “Daily Mail” Tottenham ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Crystal Palace, Wilfried Zaha.
Skuadra e Pochettinos do të duhet të paguaj të paktën 40 milionë funta në drejtim të skuadrës së Premierligës.
Zaha është transferuar në Crystal Palace në vitin 2015, ku në 106 ndeshje ka shënuar 16 gola. /IndeksOnline/