75 Mall Live Search
11:50 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Ish pjesëtarët e ushtrisë jugosllave po gjykohen për vrasjen e 32 civilëve në Tërrnje të Suharekës

Duke u ballafaquar me ligjin në Beograd janë dy ish pjesëtar të brigadës SH9 të ushtrisë jugosllave, Paule Sauriloviq dhe Rayko Kozlina.  Ata po akuzohen për vrasjen e 32 civilëve shqiptar me datë 25 mars të vitit 1999 në fshatin Tërrnje të Suharekës.

Ky rast ka filluar të gjykohet që në vitin 2012, por ishte shtyrë për disa kohë për të vazhduar përsëri tash. Sipas Bekim Gashi, familja e të cilit është e prekur nga ngjarja e ndodhur në mars të 1999-ës, seanca është stërzgjatur shumë.

Por duket se seanca ka marr një drejtim tjetër kur në bankën e dyshimtarit është ulur një ish pjesëtar i kësaj brigade. Bëhet fjalë për ushtarin në atë kohë 19-të vjeçar, me mbiemrin Mukoviq.

Ai e ka shpjeguar ngjarjen në detaje duke treguar se si ata kishin hyrë në fshatin Tërrnje dhe si Sauriloviq kishte urdhëruar që askush të mos mbetej i gjallë brenda në fshat. Aty, shpjegohet se fillimisht ishte vrarë një plak të cilin ushtarët fillimisht kishin refuzuar ta vrisnin. Por këtë e kishte bërë vet Kozlina dhe u kishte hënë se kështu duhet të kryhej kjo punë.

Markoviq tregon se ishin vrarë gra dhe fëmijë në oborrin e shtëpisë së Nuhi Gashit, ai shpjegon se ajo ngjarje i ka mbetur në kokë. Dëshmitari pranon se në mesin e të vrarëve kishte edhe fëmijë dy vjeçar dhe vajza të reja.

“Arsyeja se pse kam ardhur të dëshmoj këtu nuk është se po kërkoj ndonjë përfitim por vetëm dua të dëshmoj se nuk ndihem i qetë prej 19 vitesh” ka thënë Markoviq.

Ish ushtari jugosllav tregon se në fshatin Tërrnje të Suharekës kishin qëndruar për tri ditë kurse kamionët me kufoma kishin vazhduar drejt Prizrenit dhe në drejtim të Dragashit. Sipas tij, disa trupa janë varrosur në malet e fshatit Zhur.

Seanca e fundit është mbajtur me 11 mars ku janë paraqitur edhe dëshmi të tjera në lidhje me këtë rast./Indeksonline/

Temat: