Njësiti i mbrojtjes së afërt kontrollon ulëset e deputetëve të Vetëvendosjes
Hedhja e gazit lotsjellës në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, ka alarmuar njësitet e sigurisë.
Pasi deputetët e Vetëvendosjes hodhën gaz në Kuvend, njësiti i mbrojtjes së afër ka arritur në sallë, ku po i kontrollon ulëset e të zgjedhurve të Vetëvendosjes, raporton Indeksonline.
Kujtojmë se gaz hodhën Xhelal Sveçla dhe Fitore Pacolli, pak minuta pasi nisi seanca për demarkacion. /Indeksonline/