Largohet gazi, deputetët e gjitha partive kthehen në sallën të Kuvendit (Foto)
Pas hedhjes së gazit lotsjellës nga Vetëvendosje, deputetët u detyruan të lirojnë sallën ku mbahen seancat plenare të Kuvendit.
Tani pasi gazi u largua nga salla, aty janë kthyer deputetët e të gjitha partive, raporton Indeksonline.
Pas pak pritet të hidhet në votim, marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, të cilën po e kundërshtojnë Vetëvendosja dhe deputetët e pavarur. /Indeksonline/