Delawie i zhgënjyer përsëri: Kjo parti po e pengon demokracinë
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie është shfaqur përsëri në konferencë për media.
Ai ka shpreshur shqetësimin e tij për situatën të cilën e ka krijuar Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës.
“Jam i zhgënjyer që një parti po e përdorë dhunën për ta penguar demokracinë. Shpresoj që deputetët do të kthehen për të votuar demarkacionin. Kam dëshirë që t’i shoh deputetët e Listës Serbe duke votuar për të mirën e të zgjedhurve të tyre. Kosova duhet të bëj progres” ka thënë Delawie./Indeksonline/