Deputetët i marrin kartelat e reja (Foto)
Deputetët kanë filluar të kthehen në sallën e Kuvendit ku edhe pritet të mbahet seanca për Demarkacioni.
Administrata e Kuvendit tashmë ka përgatitur kartela e reja për deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe atyre iu janë shpërndarë.
E gjitha kjo pasi deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, u pa duke i marrë ato nga tryezat e deputetëve të koalicionit teksa ata nuk gjendeshin prezent në sallën ku dhe pritej të zhvillohej seanca e demarkacionit./Indeksonline/



 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                