Ky është urimi i Ministres Reshitaj për Rushitin pas çmimit nga DASH-i
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për ‘Gratë e guximshme’ nga DASH’i.
Ajo ka uruar Feride Rushitin e cila e pranoi çmimin nga Zonja e Parë Melania Trump.
“Isha e nderuar te marr pjesë në ceremonine e ndarjes së çmimeve nga zonja e parë e shtetit #MelanieTrump për “Gratë e guximëshme” në Departamentin e shetit Amerikan. Jam krenare që Kosova e fitoj për të tretën herë këtë çmim duke iu falenderuar Dr.Feride Rushiti’, shkruan ajo në Facebook.