Pse alkooli na bën të shtojmë peshë?
Ne mendojmë se alkooli na shëndosh sepse përmban sheqer, por janë polialkoolet e sheqerit faktori problematik.
Këto polialkoole veprojnë njësoj si karbohidratet.
Gjithashtu, alkooli etilik përmban rreth 7 kalori për gramë, pa marrë parasysh të gjitha elementet e tjera që kontribuojnë në rritjen me kalori të pijeve alkoolike: sheqer te lëngjet e frutave në përgatitjen e një koktejli dhe përmbajtjen e karbohidrateve në birrë.
Alkooli të bën të uritur dhe na nxit që të hamë më shumë se zakonisht.
Kjo do të thotë që do të marrim kaloritë e alkoolit plus ato të ushqimit të tepërt që do të konsumojmë.
E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, alkooli ngadalëson metabolizmin.