Rita Ora tejet e ngarkuar, viziton 14 vende brenda 12 muajve (Foto)
Me paraqitjen e saj në Grammy, Brit Awards dhe Oscars në muajt e fundit, Rita Ora ka pasur një fillim vit shumë të ngarkuar.
Por kjo është normale për një 27 vjeçare, e cila ka udhëtuar në 14 vende të ndryshme në 12 muajt e fundit, pavarësisht se këto nuk ishin në kuadër të një turneu.
DailyMail i ka kushtuar një artikull bukuroshes shqiptare, duke treguar se këtu përfshihen udhëtime të shumëfishta në Paris, Neë York dhe Los Angelos, ku edhe filmoi ABC show “Boyband” vitin e kaluar.
Këngëtarja e cila jeton në Londër, ka bërë edhe udhëtime në Moskë, Hong Kong dhe Hamburg, si dhe duke shijuar udhëtime në Vancouver dhe Melbourn.
Dhe kohët e fundit, Rita ka qenë edhe në Bahrein, Los Angelos dhe në Kosovë, në vendin ku edhe ajo ka lindur.
Ylli i muzikës pop, ka punuar shumë për promovimin e filmit Fifty Shades Freed gjatë muajve të fundit, si dhe për lansimin e këngës së saj të re dhe për nisjen e linjës së saj të modës të quajtur “Roara Republic”.
Përderisa shumica e udhëtimeve të saja janë lidhur me punën , Rita ka gëzuar edhe pushime në Maldive, Xhamajka, Kenia dhe Kolorado, ku edhe kaloi Vitin e Ri me të dashurin Andrew Watt.
Më poshtë sjellim disa nga pamjet gjatë vizitave të saja në këto vende./Indeksonline/
29 mars 2017, Maldive
14 prill 2017, Kaliforni
27 prill 2017, New York
10 maj, Paris
23 maj, Festivali i Kanës
5 qershor, në Shqipëri
10 qershor, Kanadë
19 qershor, New York
1 korrik, rrugës për në Berlin
6 korrik, Londër
12 Nëntori: Këngëtarja në MTV EMAs 2017
29 dhjetor, Rita gëzon pushimin e Vitit të Ri në Kolorado me të dashurin Andrew Watt