75 Mall Live Search
21:35 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

“Illyrian Elite”: Mitrovica është zemra e Shqipërisë (Video)

Pavarësisht se grupimi “Illyrian Elite”, është përjashtuar prej stadiumeve nga Federata shqiptare e Futbollit, në ndeshjen që po luhet në Elbasan mes Shqipërisë dhe Norvegjisë vihet re prezenca e tyre.

Ata kanë kënduar gjatë gjithë ndeshjes, edhe pse reshjet e shiut kanë qenë të dendura, shkruan IndeksOnline.

Në një video publikuar nga “vipsport”, dëgjohen tifozët duke kënduar, “Mitrovica është zemra e Shqipërisë”.

Siç duket tifozët shqiptarë kanë dëgjuar për ngjarjet e fundit që ndodhën në Kosovë, pra arrestimi i Gjuriçit.

Kujtojmë që Shqipëria u mposht me rezultat minimal 1 me 0 nga Norvegjia./IndeksOnline/