75 Mall Live Search
09:45 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Edhe Leonora Jakupi ka një koment për ngjarjet e djeshme (Foto)

Leonora Jakupi është ndër këngëtaret më të pëlqyera shqiptare, transmeton Indeksonline.

Ajo ka shumë vite në skenë dhe si e tillë është futur thellë në zemrat e publikut, duke qenë afër tyre edhe në kohët më të rënda.

Duke qenë se është kaq e mishëruar me luftën e shqiptarëve për liri dhe patriotizmin që ka, nuk kishte se si të mos reagonte për ngjarjet e djeshme në veri.

Këngëtarja Jakupi ka publikuar një imazh të Policisë së Kosovës në llogarinë e saj në “Instagram”, ku tregon se sa krenare është ndjerë.

“Ju ruajt zoti” kishte shkruar Leonora në këto imazhe./Indeksonline/