11:31 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Leonora Jakupi vesh uniformën e UÇK-së në ditën e formimit të ushtrisë

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi ka vendosur që të uroj ditën e formimit të ushtrisë në një mënyrë të veçantë.

Me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Leonora ka uruar për këtë ditë historike, shkruan Indeksonline.

“Kosovë urime Ushtria” ka shkruar këngëtarja në imazhin e hedhur në “Instagram”.

Ndryshe, Leonora njihet si një nga këngëtaret më patriotike, e cila edhe i ka kushtuar këngë luftës për lirinë. /Indeksonline/