Takimi i Vuçiqit me përfaqësuesit e Listës Serbe nis në orën 11:00
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet sot në orën 11:00 në Beogradme krerët politikë të serbëve nga veriu i Kosovës dhe përfaqësuesit e Listës Serbe.
Kështu i kanë thënë Tanjugut në kabinetin e presidentit serb, transmeton Indeksonline.
Tema e bisedimeve pritet të jetë situata pas arrestimit të djeshëm të drejtorit të të ashtuqujturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq si dhe vendimi nëse përfaqësuesit e Listës Serbe do të qëndrojnë në qeverinë e Kosovës. /Indeksonline/