Ben Arfa konfirmon largimin nga PSG (Foto)
Hatem Ben Arfa do të largohet nga skuadra e Paris Saint Germain në fund të këtij sezoni.
Lojtari francez përmes rrjeteve sociale e ka konfirmuar largimin nga “Parku i Princave”, transmeton IndeksOnline.
“Së shpejti po i vije fundi aventurës sime në PSG, pavarësisht kohës së vështirë, unë jam i lumtur që kam veshur këtë fanellë. Do të mbaj kujtime të mrekullueshme me shokët e ekipit dhe përmes këtij mesazhi do ta shfrytëzoj rastin t’i falënderoj shumë tifozë”, ka shkruar Ben Arfa.
31-vjeçari ka zhvilluar vetëm 27 paraqitje me fanellën e PSG-së. Ai u transferua nga Nice në vitin 2016.
Më parë Ben Arfa ka luajtur për skuadrat si; Lyon, Marseille, Newcastle United dhe Hull City./IndeksOnline/