75 Mall Live Search
14:12 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

Bellerin tregon se si i shëron nyjet e këmbëve

Një dietë e shëndetshme. Kështu Hector Bellerin shëron lëndimet e tij.

Kjo është ajo që tha lojtari i Arsenal në ‘The Players Tribune’. “Në fillim të sezonit dëshiroja të bëhesha vegan për disa javë për të detoksikuar trupin tim, por u ndjeva aq sa mirë sa që unë e kam bërë atë për më shumë se gjashtë muaj. Gjithmonë kam pasur një problem të vogël me kycin e këmbëve kur ndeshjet ishin të vështira. Ato më merrnin flakë, por tani as që kam nevoj t’i mbroj” , tha lojtari.

“Largimi i ushqimeve që merrja dhe përqendrimi në këtë dietë vegane nuk ishte e lehtë, në fillim më duheshin disa ditë për t’u ndjerë më mirë, por në javën e tretë u ndjeva shumë mirë” , vazhdon ai.

“U zgjova në mëngjes dhe kisha shumë energji. Jo si më herët kur kisha nevojë për të fikur alarmin pesë herë përpara se të zgjohesha nga shtrati” , shpjegon spanjolli. /IndeksOnline/