Lekaj tregon pse ka dhënë leje për fluturimin e aeroplanit që besohet se gjendeshin gylenistët
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka treguar pse ka dhënë leje për fluturimin e aeroplanit që besohet se dërgoi në Turqi gjashtë gylenistët.
Ai ka thënë se Ministria që ai udhëheq, lejon të gjitha fluturimet që përmbushin kërkesat, dhe se afati për aplikim duhet të jetë 3 ditë.
Lekaj, gjithashtu ka thënë se asnjë njeri i Aleancës nuk ka qenë i përfshirë.
Postimi i plotë i Lekajt në Facebook:
Duke qenë të indinjuar me çka ka ndodhur dje, “deportimi i shtetasve turq nga Kosova”. Për opinionin e gjerë publik me duhet të sqarohem përsa i përket anës ligjore të dhënies së lejes për fluturime charter (apo ad hoc) për të gjitha rastet por edhe për rastin në fjalë.
Bazuar në nenin 5 të rregullores mbi kërkesat për linja të përkohëshme të Aeroplaneve, Ministria e Infrastrukturës lejon të gjitha fluturimet të cilat i përmbushin kërkesat sipas rregullores 2015/2 për aprovimin e fluturimeve charter dhe jo – HPEA. Afati për aplikim duhet të jetë 3 ditë punë dhe ka të bëjë vetëm për kohë të mjaftueshme me qëllim të verifikimit të dokumentacionit dhe jo afat pas të cilit duhet të lëshohet leja.
Prandaj i bëjë thirrje të gjithëve që të ruajnë veten nga çfarëdo “ekspertizë” edhe të leximit të rregullave të Aviacionit Civil të Kosovës edhe asaj ndërkombëtare, nuk kemi pse tentojmë të hedhim fajin të dikush që përsa i përket Aviacionit Civil, e bënë vetëm rregullimin ekonomik, të drejtat e trafikut ajror, ndërsa sipas ligjeve në fuqi me atë që quhet “Siguria” dhe “Sigurimi” i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, merren organet e sigurisë.
Mos i humb
-
Një veturë e FSK-së përfshihet në një aksident trafiku në kryeqytet (Foto)
-
“Ndryshoi jetën time”, ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vjet më parë
-
“I ke 30 minuta… Koha po kalon, kanë mbetur dhe 28 minuta”/ Kush është komandanti gjerman, që i dëboi nga Prizreni ushtarët serbë?
-
Shoferi i dehur gjobitet 2 herë, brenda pak minutash, për tejkalim shpejtësie
-
Hajdari: Roli i Avokatit të Popullit të mos involvohet në procedura gjyqësore
-
AKB: Rreth 40 për qind të bizneseve s’e përdorin arkën fiskale në mënyrën e duhur