Familjarët: Të deportuarit janë në burgun e Stambollit
Familjarët e gjashtë shtetasve turq që të enjten u depërtuan për në Turqi kanë kontaktuar me ta dhe kanë mësuar se janë në burg në Stamboll, konkretisht në Qendrën e Ndalimit në Stamboll.
Këtë e ka konfirmuar , avokati i Osman Karakaya, Leutrim Syla.
“Familjet e konfirmuan se kanë kontaktuar me të afërmit e tyre, dhe tani të arrestuarit ndodhen ne Qendrën e Ndalimit në Stamboll”, tha Syla. Që nga dita e arrestimit familjarët kanë pasur dyshime se të arrestuarit nuk janë deportuar por janë mbajtur fshehur në Aeroportin e Prishtinës.