Edhe 17 persona të tjerë do të akuzohen në rastin “Syri i Popullit”- çfarë krimi kanë bërë ata?
Në një dokumentar të InDoks u zbuluan detaje interesante për atentatin e parë të organizatës terroriste “Syri i popullit” dhe veprimet e tjera të kësaj organizate.
Nga minuta 30:00 e tutje Prokurori Special Sylë Hoxha zbulon për herë të parë për këtë dokumentar se sa do të jetë numri i persona që do të akuzohen në rastin “Syri i Popullit”, pos dhjetë të akuzuarve të parë. Por, çfarë krimi kanë bërë ata?
Në këtë dokumentar tregohet se edhe kush qëndron prapa kësaj organizate, se si u krye atentati i parë, se si u kap atentatori dhe se sa kohë para kësaj shteti e dinte për këtë organizatë.
AzemVllasi rrëfen çdo moment të rastit ku ai për pak u vra në një atentat.
Këtu gjeni videon e plotë e dokumentarit:
https://video.gjirafa.com/insajderi?video=indoks-patriote-te-cmendur-pjesa-e-pare