75 Mall Live Search
14:01 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Kosova pjesë e Samitit në Sofje, përfaqësohet nga Kryeministri Haradinaj

Shteti i Kosovës do të jetë pjesë e Samitit të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor.

Këtë e ka bërë të ditur për klankosova.tv, Këshilltari i kryeministrit, Avni Arifi.

”Po, Kosova do jetë pjesë e Samitit të Sofjes, ku do të përfaqësohet nga Kryeministri Ramush Haradinaj”, është shprehur ai.

Samiti i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor pritet të mbahet më 17 maj në Sofje.

Kosova do jetë pjesë e këtij samiti pavarësisht tentativave të disa shteteve anëtare të cilat ishin kundër pjesëmarrjes së shtetit kosovar.