Libri fyes për shqiptarët në Maqedoni, suspendohet drejtuesi i sektorit për Rini dhe Sport
Pas skandalit me librin fyes në Maqedoni ku haptazi fyheshin në baza të ndryshme shqiptarët, sot është suspenduar nga detyra drejtuesi i sektorit për Rini dhe Sport.
Ndërkohë drejtori i kësaj Agjencie, Darko Kaevski ka tentuar të shfajësoi veten duke akuzuar komisionin lidhur me skandalin me përmbledhjet me poezi të cilat ishin me përmbajtje ofenduese dhe diskriminuese, posaçërisht për shqiptarët.
“Komisioni kishte për detyrë të bëj selektimin e poezive të arritura, përgjegjësinë për zgjedhjen e tyre e mbajnë anëtarët e saj”, tha Darko Kaevksi, Drejtor i Agjencisë për rini dhe sport.
Ndryshe, figura të njohura në Maqedoni si dhe shumë botues e quajtën skandal botimet në të cilat kishte përmbajte fyese për shqiptarët, ku kërkuan dorëheqje të menjëhershme të drejtorit përgjegjës për këtë botim, Darko Kaevskin./ Indeksonline/