75 Mall Live Search
15:16 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Ndërron jetë legjenda e Chelseat (Foto)

Ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare legjenda e Chelseat, Ray Wilkins.

Wilkins u dërgua me shpejtësi në spital gjatë javës së kaluar, pasi pati një sulm në zemër dhe ra me kokë në shkallët e shtëpisë së tij në Cobham, shkruan IndeksOnline.

Ai ishte në gjendje koma, derisa sot ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare.

Wilkins ishte një legjendë, ai luajti për shumë klube të njohura europiane si; Chelsea, Manchester United, Milan, PSG, QPR, Crystal Palace, Rangers, Hibernian, Leyton dhe Millwall.

Në vitin 1996, anglezi nisi aventurën e trajnerit me ekipin e Queens Park Rangers, për të vazhduar me Fulhamin në sezonin 1997/98. Nga viti 1998, Wilkins ishte thjeshtë një asistent trajner në klubet, Chelsea, Watford, Angli U21, Fulham dhe Aston Villa./IndeksOnline/