Përfundojnë gjysmëfinalet e Kupës, këto janë rezultatet
Drenica ka barazuar 1-1 me Vëllaznimin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Gjakovarët kaluan të parët në epërsi me golin e Rudit në minutën e nëntë ndërsa barazoi Kreshnik Uka në minutën e 80-të.
Në ndeshjen tjetër, Prishtina mposhti Vushtrrinë me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Khalid Abdul Basit në minutën e 19-të.
Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen me 18 mars. /IndeksOnline/