75 Mall Live Search
12:25 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

Daçiq: Sikur Prishtina të bisedonte pa ‘mësuesin’ e saj, moti do ta kish pranuar ndarjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç tha se Prishtina sikur të vazhdonte bisedimet pa ndërmjetësuesin e saj apo “mësuesin” siç e ka quajtur ai, tashmë do të kish pranuar ndarjen e Kosovës.

Ai gjithashtu deklaroi se fuqitë e mëdha, kur është fjala për demarkacionin dhe ndarjen, llogarisin në zhvendosjen masive të popullsisë, sepse siç tha ai ata nuk marrin parasysh se situata etnike në këtë fushë është tashmë në përputhje me vetë propozimi i ndarjes, shkruan B92, transmeton Indeksonline.

Daçiq tha gjithashtu se fuqitë e mëdha nuk duan të marrin në konsideratë ndarjen e pjesës së Kosovës, sepse ata mendojnë se çështja e Kosovës u mbyll në vitin 2008 duke njohur pavarësinë.

I pyetur nëse akuzat janë bërë nga kreu i Partisë Popullore Vuk Jeremiç se Presidenti serb Aleksander Vuçiq ofroi jugun e Serbisë për veriun e Kosovës, Daçiq tha se nuk kishte diskutim në lidhje me përpjekjen për të zgjidhur çështjen e përhershme të Kosovës.

“Kishte biseda të ndryshme, në metropole të ndryshme, shkëmbime mendimesh por nuk kishte zyrtare, nuk e di se kur mund të ofrohet një gjë të tillë në mënyrë zyrtare”, tha Daçiq. /Indeksonline/

Temat: