Pacolli: Kosova nuk do të bisedojë kurrë me Serbinë për shkëmbim territoresh
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova nuk do të bisedojë kurrë me Serbinë për një mundësi të shkëmbimit të territoreve apo të ndarjes, porse ata duhet të flasin për normalizim të marrëdhënieve dhe për njohje reciproke.
“Kosova nuk ka biseduar dhe nuk do të bisedojë kurrë me Serbinë për shkëmbim të territoreve apo për ide ndarjeje që mbeten në mendjet e politikanëve në Beograd që nga vitet e 1990-ta”, ka shkruar Pacolli në Twitter.
“Ejani në tryezë dhe të bisedojmë për marrëveshjen e detyrueshme ligjore për normalizim të marrdhënive dhe njohje reciproke”.