Sefë Duraj lanson baladën ‘Mesazhi’ (Video)
Një nga këngëtarët më të pëlqyer të publikut shqiptar është Sefë Duraj. Ai njihet për hite të shumta që i fali audiencës, ndërsa vazhdon të jetë aktiv me koncerte e projekte muzikore.
Këngëtari së fundmi ka lansuar këngën e tij më të re, të realizuar edhe përmes një videoklipi që është publikuar në kanalin ‘Youtube’.
Kënga mban titullin “Mesazhi”dhe i takon zhanrit baladë.
Klipi është realizuar nga Flamur Thaqi, ndërsa vargjet janë shkruar nga Fatmir Muja. Sakaq për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur Prygo./Indeksonline/