08:11 / E Diele, 12 Gusht 2018

Mesazhi i fundit i pilotit që vodhi Aeroplanin: Jam njeri i thyer

BBC ka publikuar një video dhe disa audio incizim nga biseda e fundit që piloti që vodhi Aeroplanin në Seattle Tacoma kishte bërë më trafikun ajror.

“Jam një njëri i thyer” iu ka thënë ai zyrtarëve, gjatë bisedës në të cilën ata i kërkojnë pilotit, që ende nuk është identifikuar por u raportua të jetë 29 vjeç, që të aterojë aeroplanin.

Piloti u përplas me avionin e vjedhur në një ishull, dhe raportohet të jetë i vdekur.

Banorët e zonës kishin incizuar gjithë ngjarjen dhe publikuar video në rrjetet sociale.

Policia kishte raportuar se nuk bëhet fjalë për sulm terrorist porse punëtori që vodhi avionin ishte punonjës me kredenciale të plota në kompaninë ajrore “Alaska”, dhe duket se ka pasur problem personale.

“Burri që vodhi një avion bosh të pasagjerëve nga aeroporti i Seattle dhe më pas u rrëzua ishte një punonjës ajror me kredencialet e plota”, citon BBC autoritetet në Seattle.

Transkriptet e bisedës së tij me kontrollin e trafikut ajror zbulojnë se piloti e kishte të paqartë çfarë po bënte dhe se nuk kishte ndërmend të dëmtojë askënd, duke kërkuar madje ndjesë për atë që ka bërë.

Mos i humb