75 Mall Live Search
14:32 / E Diele, 08 Prill 2018 / indeksADMonline

Tahiri: Pozita dhe opozita bashkë për reformën shtetërore

Koordinator Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka thënë se është i kënaqur me bashkimin e gjithë spektrit politik në idenë e reformës shtetërore. Ka thënë se edhe ligjet që çojnë përpara këtë reformë do të votohen në Parlamentin e Kosovës.

“Në dekadën e dytë të shtetësisë është e domosdoshme për të hedhur themele të forta shtetërore përmes reformave substanciale. Themelet, që duhet ngritur me reformat, ose do të shërbejnë për të ngritur shtetin ose ne lejojmë që mekanizmat institucional të kthehen në pengesa të pa tejkalueshme të zhvillimit”, ka thënë Tahiri.

“Andaj, një proces i qartë, gjithëpërfshirës dhe me përfshirjen e ekspertizës vendore dhe ndërkombëtare duhet të jenë shtylla të zbatimit të proceseve reformuese. E për rrjedhojën për ti hapur vendit një kapitull të ri, nga procesi i konstituimit institucional, në institucione në shërbim të mirëqenies dhe zhvillimit”, ka shtuar ai.

Besnik Tahiri ka marrë përgjegjësinë për të reformuar institucionet shtetërore të Kosovës.

“Jemi me fat që ky qëllim nuk ndanë pozitë dhe opozitë, pasi që të gjithë akterët si në Kuvend ashtu edhe në sektorin e tretë e synojnë këtë cak. Me poshtë e keni fjalën time në Forumin ku folëm për Pakom e tri Ligjeve të administratës shtetërore”, ka deklaruar Tahiri.