Demi ‘godet’ deputetët që s’morën pjesë në votimin për të pagjeturit
Drejtori i Institutit për Hulumtime të Avancuara (GAP), Agron Demi, në një status në “Facebook” e ka quajtur injorim mosvotimin e rezolutës për të pagjeturit, nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
“Edhe kjo po ndodhë: Rezoluta për personat e pagjetur nuk kalon se deputetët nuk janë në Kuvend me votu. Fotot me lule para memorialeve i kanë publiku në facebook, nënshkrimet për meditja i kanë vënë (98 nënshkrime), tash garant janë rrugës për pushimin e gjatë të “1 majit”, ka shkruar ai. /Indeksonline/