20:15 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Klubi “XTrailers” merr pjesë në gjysmë maratonën Prishtina 2018 (FOTO)

Klubi “XTrailers” nga Prishtina ka marrë pjesë në mënyrë të organizuar me 45 anëtar në aktivitetin e vrapimit maratonik “Prishtina 2018 – Half Marathon”.  Pjesëmarrja në këtë garë simbolizon vlerat e paqes, tolerancës dhe përsosshmërisë së sportit.

Drejtori ekzekutiv z. Astrit Rexhaj theksoi  për anëtarët e “XTrailers – fun run” mendon se përvoja pozitive e vrapimit “fun run” në shtigje malore i ka motivuar edhe më tepër  që të kënaqen në këtë garë e cila në të njëjtën kohë ishte gazmore dhe garuese.

Grupi i vrapimit “XTrailers – fun run” është një lloj organizate popullore që po përhapet mes adhuruesve të vrapimit. Anëtarët vrapojnë bashkë, inkurajojnë njëri- tjetrin dhe ndajnë informacione për aktivitete të vrapimit.

Gjithashtu shtoi se vrapimi është jo vetëm një garë, por dhe një stërvitje e mirë fizike për çdo moshë. Krahas urbanizimit të vendit, qytetarët përballojnë punë më të rënda dhe stres më të madh. Kështu që po rriten kërkesat e tyre për një stil më të mirë jetese dhe për mbrojtjen e shëndetit. Shumë njerëz e ndërmarrin këtë për të forcuar shëndetin, por dhe për të njohur miq të rinj. Besoj se do të rritet më tej numri i vrapuesve në vitet e ardhshme në gara të tilla por edhe në vrapime të përditshme për një jetë të shëndetshme.

Temat: