Vdes një ish-luftëtar i UÇK-së, Rasim Selmanaj i jep lamtumirën me fjalë prekëse
Deptuteti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj ka njoftuar se para pak castesh ka ndërruar jetë ish luftëtari i UCK-së, Jeton Kuci nga Decani.
Përmes një postimi në Facebook, Selmanaj ka thënë se ky është një lajm i papritur dhe ngjarje tronditëse jo vetëm për familjen por për të gjithë që kishin bashkudhëtuar me të që nga vitet e 90-ta
Postimi i Rasim Selmanajt:
Lajm tronditës, humb jetën Jeton Kuçi nga Deçani. Një lajm i papritur dhe ngjarje tronditëse jo vetëm për familjen por për të gjithë ne që e kishim bashkëudhëtar që nga vitet 90-ta!
E kam shumë vështirë të shkruaj për Ty Jeton, njeriu dhe miku im i mirë por çka me ba,jeta qenka e padrejtë!
Ishe i ri gati fëmijë kur të njoha, në ShKA” Jusuf Gërvalla” të Deçanit, bashkë me shokët tuaj të asaj kohe,nipin tim tani dëshmor Luan Nimanaj, Fatmir Nimanaj e Orhan Halilaj poashtu sot dëshmorë!
Ju,Jeton tani po ndaheni nga ne fizikisht por do të mbeteni përgjithmon në zemrat tona! Do të jetojmë me kujtimet e mira për Ju shoku ynë i mirë e i vertet i viteve të përplasura!
Ju në kujtesën time dhe të brezave do te jeni i gjallë si një shtegtar duke ecur me një qifteli në dorë për të brymosur idealin për Liri e duke përcjell amanetin e shokëve tu dëshmor!
Qiftelia jote dhe shokëve tu kishte një melodi me Kitarën e Jusuf Gërvallës!
Po e kam të veshtirë të shkruaj per Ty shoku ynë,sepse kemi dhembje e mall pa kufi por do jemi edhe krenar gjithë jetën i dashuri miku im,Jeton Kuçi!
Ketu po e këputi fjalen time!
Lamtumirë miku im i mirë!