75 Mall Live Search
10:03 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Video e improvizuar se si ra vetura e Policisë, diçka nuk shkoi në rregull? (Video)

Të shtunën në mbrëmje, dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës, Armend  Trena dhe Malsor Dashi kishin marrë një detyrë që  të dërgonin në Han të Elezit një të burgosur, i përfshirë në rrahjen ndërmjet punëtorëve të Bektel-Enkas.

Kësisoj, pas kthimit për në Kaçanik, tek vendi i quajtur “Kulla me Çeshme” vetura e PK-së, e tipit “Nissan” bie nga 100 metra në lumin Lepenc. Në video-montazhin e bërë nga “Indeksonline” tregohen lëvizjet e automjetit ku pretendohen se gjendeshin dy pjesëtarët e PK-së.

Mirëpo, ajo çfarë vërehet  tek rruga ku  kishte rënë vetura ishte se nuk kishte asnjë shenjë frenimi në rrugë. Shenjat e vetme ishin të bëra para disa muajsh, pas një aksidenti që kishte ndodhur aty.

Kjo është konfirmuar edhe nga disa zyrtarë policor që mbikëqyrin këtë pjesë. Vlen të theksohet se sot kemi hyrë në ditën e pestë të kërkimeve dhe ende s’ka asnjë gjetje të trupave. /Indeksonline/