18:27 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Familjarët e Armend Trenës tregojnë se a ka pasur probleme me ndonjë person

Polici Armend Trena u varros sot në fshatin e tij të lindjes Begracë të Kaçanikut.

Familjarët e policit të ndjerë, deklaruan se dhimbja e tyre është lehtësuar pas gjetjes së trupit të tij pasi ai dihej si i zhdukur për nëntë ditë në lumin Lepenc pas aksidentit që pësoi bashkë me kolegun e tij.

Armend Trenën e kujtuan si të sjellshëm dhe fqinjët e tij thanë se nuk kishte probleme me dikë.Në Info Magazinë, Agim Gashi, fqinj i të ndjerit tha se e njihnin Armendin që nga fëmijëria.

”Humbja e tij ka qenë e dhimbshme. Me lajmin e djeshëm se u gjet trupi i tij jemi më të lehtësuar”.”Është një lehtësim pasi ai sot pushon i qetë në varrezat e fshatit”.”Armendin e njohim që nga famijëria. E njohim si një nxënës i zgjuar, i sjellshëm. Nuk ka pasur ndonjë problem me askënd”.

”Qytetarët kanë fjalë të mira, fqinjtë po ashtu si dhe për punën e tij profesionale si polic”.