19:37 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Katër persona të lënduar nga aksidenti në magjistralen Kaçanik- Hani i Elezit [Foto]

(I plotësuar) 19:55 – Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajit ka konfirmuar aksidentin e rëndë trafiku që ndodhi para pak çastesh në magjistralen Kaçanik- Hani i Elezit.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër persona. Rastin e ka treguar për “Indeksonline”, Zëdhënësi i PK-së për këtë rajon, Agim Gashi.


Një aksident i rënd trafiku ka ndodhur para pak castesh në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, respektivisht  tek vendi i quajtur “Kulla me Çeshme”.

Mësohet se dy persona kanë mbetur të lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në emergjencën e ambulancës në komunën e Kaçanikut, shkruan Indeksonline

Ishte pikërisht ky vendi ku para disa javësh u aksidentuan dy policët kosovar, Maslor Dashi dhe Armend Trena. Ata ishin përplasur me veturën e tyre duke rënë në lumin Lepenc. /Indeksonline/