12:15 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

​Bentley nuk është i gatshëm për elektrifikim

Prodhuesi britanik premium Bentley pranoi se nuk ishte gati të priste një valë elektrifikimi të veturave, por kjo mbetet edhe më tej prioritet i kompanisë.

Kah mesi i marsit, Bentley prezantoi modelin e saj të parë me energji elektrike, SUV Bentayga Hybrid me një turbombushës V6 me 3.0 litra dhe një motor elektrik që siguron një distancë prej 50 kilometrash.

“Është një hap i madh i parë, por ne duhet të bëjmë më shumë se vetëm një hibrid”, tha drejtori i ri i ekipit, Adrian Holmark.Pas fillimit të papërgatitur, Bentley po ndryshon strategjinë për të mbetur konkurrues në tregun e shpejtë të makinave EV.

Kështu, kompania njofton një version elektrik të secilit prej modeleve të tij deri në vitin 2025, dhe modeli i parë plotësisht elektrik duhet të debutojë në pesë vitet e ardhshme. Ky mund të jetë një version i ri i modelit Mulsanne, ose një automjet tërësisht i ri i bazuar në konceptin Porsche Mision E.