17:40 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Bentley përgatitë versionin Coupe të Bentayaga-s

Segmenti SUV Coupe ngadalë po fiton tregjet e automobilave në të gjithë botën.

Pasi Audi prezantoi kohët e fundit Q8, u njoftua edhe një SUV nga grupi Volkswagen.Bëhet fjalë për Bentley Bentayga Sport që do të jetë një model më i shkathët dhe më sportiv se versioni standard.

Tipari kryesor do të jetë kulmi, i cili patjetër do të ndikojë në ulësen e pasagjerëve për ulësen e pasme, si dhe kapacitetin e ngarkesës së ndarjes së bagazheve. Bentley njoftoi kohët e fundit një version edhe më të fortë të Bentayge me etiketë Speed, por është shumë e mundur që në thelb të jetë një coupe me agregat të fuqishëm W12./IndeksOnline/

Temat: