Kapiteni i Arsenalit pëson lëndim të rëndë, largohet me lot në sy nga “Wanda” (Foto)
Kapiteni i Arsenalit, Laurent Koscielny ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Ateltico Madrid.
Qysh në minutën e 8’të, mbrojtësi francez u lëndua vetvetiu, duke zënë këmbën e tij të majtë dhe me shumë gjasa ka lënduar kyçin e këmbës, shkruan IndeksOnline.
Ai u largua nga “Wanda Metropolitano” me lot në sy, kurse vendin e tij e zuri mbrojtësi Chambers.
Kujtojmë se ndeshja e parë gjysmëfinale kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1 me 1./IndeksOnline/