UEFA i kthen përgjigje Simeones, i rritet dënimi
Diego Simeone ka munguar mbrëmë në ndeshjen ndaj Arsenalit pasi që ishte përjashtuar në ndeshjen e parë pikërisht ndaj kësaj skuadre për gjeste të pahijshme.
Trajneri argjentinas ishte ankuar në UEFA për dënimin, por që shtëpia e futbollit evropian i ka rënduar atë.
Simeone është dënuar me 4 ndeshje ndalim detyre, që do të thotë se nuk do të jetë pjesë e skuadrës në finalen e Europa League.
Poashtu, Atletico Madrid është dënuar me 10 mijë euro për gjuajtjen e gjësendeve në stadiumin e Arsenalit./Indeksonline/