Ceremonia e rivarrimit të dëshmorëve të Llapit (Foto/Video)
Në fshatin Penuh është bërë rivarrimi i dëshmorëve të Podujevës.
Shumë familjarë sot me dhimbje e lot rivarrosën dëshmorët e Llapit në Kompleksin memorial të varrezave të dëshmorëve të zonës operative të UÇK-së.
Me herët janë rivarrosur 96 dëshmorë, ndërsa sot janë rivarrosur pjesa e mbetur e tyre, me ç’rast edhe është përuruar ky kompleks memorial.
Krejt kjo po realizohet nën patronatin e FSK-së, ku po merr pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Më poshtë gjeni listën prej 117 dëshmorëve të zonës operative të UÇK-së në Llap./Indeksonline/.