Haradinaj reagon pas ndalesës nga Serbia të sportistëve kosovar, ka një mesazh!
Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ndalimi i Kombëtares së Kosovës nga autoritetet e Serbisë, për të marrë pjesë në Kampionatin Europian të Karatesë në Novi Sad të Vojvodinës, është akt i papranueshëm që nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona.
Sipas shefit të qeverisë kosovare, autoritetet serbe janë njoftuar më kohë nga Komiteti Olimpik i Kosovës për këtë udhëtim dhe pretendimi se ato nuk janë informuar me kohë është i paqëndrueshëm.
“Këtë akt ndalese të shtetit serb, të dytin më radhë brenda një kohe të shkurtë, e konsiderojmë si veprim që sinjalizon se Serbia po qëndron në politikat nacionaliste të konfliktit dhe refuzimit në vend të bashkëpunimit”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Reagojnë karateistët: Shumë keq për ata që nuk e dinë se çfarë është sporti!
Ndryshe, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm përfaqësuesja e Kosovës në karate është ndaluar nga policia serbe në Merdare, me urdhër të MPB-së nga Beogradi.
Karateistët kosovar ishte planifikuar që të merrnin pjesë në kampionatin evropian në Novi Sad. /Indeksonline/