08:38 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Reagojnë karateistët: Shumë keq për ata që nuk e dinë se çfarë është sporti!

Shteti i Serbisë nuk lejoi që sportistët kosovar të futen sot në territorin e tyre.

Përfaqësuesja e Kosovës në Karate, ishte përgtitur për t’u futur në Serbi, në mënyrë që të merr pjesë në Kampionatin Europian, që po mbahet në “Novi Sad”. Por, ata u ndaluan në Merdarë.

Për IndeksOnline, ka folur karateisti Alvin Karaqi, i cili thotë se është skandaloze veprimi i serbëve.

“Nuk pat rrezik, sjellja e policisë ke “korrekte”, pasi as që nuk na lejuan të hynim në territorin e tyre. Me urdhër të Ministrisë së Brendshme të Serbisë na s’kemi pas të drejtë me hy në Serbi edhe kështu na u pamundësua pjesëmarrja në Europian. Kemi prit mosmarrëveshje në tavolinën zyrtare të Europianit, por jo me na pre rrugen për Europian brenda Kosovës”, ka thënë Karaqi për IndeksOnline.

Karaqi shpreson se pas Europianit, Federata Ndërkombëtare e Karatesë dhe Komiteti Ndërkombëtar Olimpik, të marrin një vendim pozitiv.

Për mos-hyrjen në Serbi, ka reaguar edhe Herolind Nishevci, i cili përmes rrjeteve sociale ka shkruar:

“Sporti është vetëm një sport dhe asgjë më shumë. Dikush humb dhe dikush fiton. Shumë keq për ata që nuk e dinë se cfarë është sporti. Por, mbajeni mend se ju mund të na ndalni vetëm në shtetin tuaj”, ka shkruar Nishevci./IndeksOnline/