75 Mall Live Search
12:48 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Tragjedi në Greqi, i dehuri i merr jetën dy shqiptarëve

Dy shqiptarë rreth 60-65 vjeç janë mbetur të vdekur gjatë mëngjesit të sotëm teksa një trajler i ka përplasur ata në autostradën që lidh Kifizun me Pireun.

Mësohet se shoferi i kamionit ishte i dehur duke humbur kontrollin e mjetit.

Pas kësaj, ata ka përplasur dy makina duke lënë të vdekur dy shqiptarët që gjendeshin në njërën prej tyre.

Mediat greke raportojnë edhe për një vajzë të plagosur, por asnjërit prej tyre nuk i është bërë i ditur identiteti deri më tani.