VAR-i dështon sërish, tani në finalen e Kupës së Francës (Video)
Teknologjia më e re, VAR, ka bërë gafën e radhës. Pas finales në Australi, objektivi i radhës për VAR-in ishte Kupa e Francës, shkruan IndeksOnline.
Në ndeshjen ndaj Paris Saint Germain dhe Les Herbiers, sistemi i ri i teknologjisë në futboll bëri një gabim trashanik.
Gjatë pjesës së dytë, Mbappe shënoi një gol, por që në fund u anulua nga gjyqtari.
Ai pretendoi se mbrojtësi anësor, Marquinhos preku topin me dorë, e në të vërtetë nuk ishte ashtu.
Për fat të mirë skuadra e PSG-së arriti fitore 2 me 0, duke festuar titullin e radhës këtë sezon.
Kujtojmë se VAR-i do të jetë në Kupën e Botës./IndeksOnline/
Hmm…
PSG star Kylian Mbappe had a goal disallowed in the French Cup final as VAR claimed Marquinhos handled the ball beforehand. ??? pic.twitter.com/n0AXJR8uoH
— Goal (@goal) May 8, 2018